Casillas paralajmëron se do ta mundin Barcelonën

Sporti

Casillas paralajmëron se do ta mundin Barcelonën

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 16:23


Real Madridi përgatitet maksimalisht për derbin e madh që e pret të shtunën e fundjavës në Santiago Bernabeu. Ata para shikuesve të vet ndeshen me rivalin e përbetuar e të përjashtëm Barcelonën. Kjo ndeshje është derbi i javës së nëntë të kampionatit spanjoll apo derbi më i madh botëror, ku dy skuadra kanë lojtarët më të mirë në petkun e tyre. Portieri i Realit, Iker Casillas, mendon se sulmuesi Cristiano Ronaldo është më i mirë se Lionel Messi. “Ronado është më i mirë se Messi dhe është në formë të shkëlqyer në këtë moment”, tha Casillas. Ballafaqimi Real-Barcelona, luhet të shtunën në orën 18.00. Reali mban vendin e tretë me 18 pikë, por synon t’i shkaktojë humbjen e parë Barcelonës, e cila kryeson renditjen me 22 pikë ose ka shtatë fitore e një barazim dhe goldallimin 22:0. “Të shtunën luajmë në shtëpi dhe jemi në formë të lartë, pasi kemi tetë fitore radhazi dhe qëllimi ynë është t’i marrim nga tri pikë për çdo ndeshje”, thotë Casillas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat