Ancelotti e mbron Balotellin!

Sporti

Ancelotti e mbron Balotellin!

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 16:03

Sulmuesi Mario Balotelli luajti shumë dobët për Liverpoolin në takim kundër Real Madridit. Liverpooli si vendas pësoi humbje me rezultat 3:0 dhe kësisoj ka komplikuar edhe më shumë gjasat për dy vendet e para në grupin B në Champions League. Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, i ka dalë në mbrojtje Balotellit. Sipas Ancelottit, te Liverpoolit ka pasur lojtarë që luajtën edhe më dobët se Balotelli. “A ia humbëm krejtësisht Balotellit? Mendoj se në pjesën e parë ai ishte lojtari që sulmoi më së shumti hapësirat dhe u përpoq të krijojë probleme për ne. Paraqitja e tij absolutisht nuk ishte për t’u flakur në këtë ndeshje. A mund të japë më shumë? Nuk e di, por ai nuk ishte lojtari më i keq në këtë mbrëmje”, ka thënë Ancelotti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat