Pogba vazhdon me Juven deri në vitin 2018

Sporti

Pogba vazhdon me Juven deri në vitin 2018

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 15:16

Pavarësisht disfatës që pësuan në Athinë përballë Olympiacos në shtëpinë e Juventusit e kanë një arsye për të festuar. Sipas asaj që bëjnë të ditur mediat italiane klubi bardhezi ka arritur akordin për rinovimin e kontratës me mesfushorin francez Paul Pogba. Pas bisedimeve të shumta menaxheri i futbollistit Mino Raiola dhe drejtuesit e Juventusit ka rënë dakort për zgjatjen e kontratës deri në vitin 2018. Marrëveshja aktuale e Pogbasë me shoqërinë torineze skadon në verën e vitit 2016, ndërkohë që nga kontrata e re 4-vjeçare ish lojtari i Manchester United do të përfitojë një pagë që kap shifrën e 4.5 milionë Eurove në sezon plus bonuset.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat