Pse Ronaldo është i pakënaqur?

Sporti

Pse Ronaldo është i pakënaqur?

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 10:56

El Clasico i parë i sezonit po troket dhe ashtu si gjithmonë, kur në fushë zbresin dy gjigantët spanjollë të Barcelonës dhe Realit, polemikat nuk mungojnë, vetëm se këtë herë ato janë për ditën kur do të luhet ndeshja. Cristiano Ronaldo u shpreh i pakënaqur me faktin se ndeshja do të luhet këtë të shtunë teksa deklaroi se nuk e kupton këtë vendim të La Ligas, duke qenë se Reali luajti të mërkurën në Champions. Sipas portugezit, një futbollist e kupton mjaft mirë ndryshimin mes dy ditëve kohë për t’u stërvitur e tre, duke theksuar se Reali është i penalizuar, pasi do të ketë një ditë më pak se Barca për ta përgatitur këtë sfidë. Sipas “Topit të Artë” 2013, Liga duhet të jetë më e vëmendshme ndaj këtyre detajeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat