Oferta e Greqisë: Ndeshja Serbi – Shqipëri të luhet në Selanik

Sporti

Oferta e Greqisë: Ndeshja Serbi – Shqipëri të luhet në Selanik

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 21:55

Vendimi i qeverisë europiane të futbollit të paktën në lidhje me fatet e ndeshjes Serbi – Shqipëri do të merret ditën e enjte, dhe një nga alternativat është edhe zhvillimi i kësaj përballjeje në një fushë asnjanëse.
Kryetari i Bashkisë së Selanikut Janis Boutaris ka propozuar që nëse UEFA vendos ta riluajë këtë ndeshje, ajo të zhvillohet në qytetin grek.
72-vjeçari e hodhi këtë propozim gjatë mbledhjes së së Shoqatës Rajonale të Maqedonisë qendrore duke shkaktuar menjëherë reagime të ashpra në vendin e tij, Boutaris është shigjetuar nga mediat vendase duke e cilësuar kryebashkiakun si një simpatizant i të huajve ndërkohë që në rrjetet sociale nuk kanë munguar komentet në lidhje më këtë vetë propozim të kryebashkiakut të Selanikut.
” Imagjinoni shqiptarë, serbë dhe grek në një stadium. Tërmet 12 ballë i shkallës riter në qytet. ” ishte një nga komentet në rrjetet sociale
Selaniku njihet si një nga qytetet greke i cili ka mirëpritur një numër të konsiderueshëm shqiptarësh që pas viteve 90-të kanë ndërtuar jetën e tyre në qytetin helen, dhe sigurisht që një vend i tillë do të ishte i përshtatshëm pasi mbështetja për kuqezinjtë do të ishte e madhe, gjithmonë nëse UEFA vendos që takimi Serbi-Shqipëri të luhet sërish pas ferrit të Beogradit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat