Pranga 41-vjeçarit, lëshoi një dron në stadium

Sporti

Pranga 41-vjeçarit, lëshoi një dron në stadium

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 15:04

Një person u arrestua pas një mjet fluturues (dron) u lëshua mbi stadiumin në Manchester gjatë ndeshjes së tij me Tottenham Hotspur.

Burri 41-vjeçar, nga Nottingham, u arrestua në afërsi të parkut të makinave Asda. Ai do të lirohet me kusht, për tetë javë.

Droni u dallua duke fluturuar mbi stadiumin “Etihad” gjatë fitores së City-s 4-1 ditën e shtunë. Ai u cilësua nga efektivët si një kërcënim për sigurinë, që mund të shkaktojë alarm mes njerëzve.

"Edhe dronet e vogla mund të peshojnë deri në shtatë apo tetë kilogramë dhe mund të shkaktojnë dëme apo lëndime, nëse ata bien nga lartësia. Fatmirësisht, askush nuk është lënduar”, tha oficeri Chris Hill.

Që prej ndeshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë që u zhvillua në Beograd në datën 14 tetor, dronet kanë marrë një vëmendje të veçantë. Vetë ndeshja shpërtheu në dhunë, për shkak të dronit, i cili u cilësua si një kërcënim për tifozët serbë, pasi mbante një flamur të Shqipërisë etnike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat