Ja 15 boksierët shqiptar më të mirë!

Sporti

Ja 15 boksierët shqiptar më të mirë!

Nga: Kemajl Goca Më: 21 tetor 2014 Në ora: 12:15

Boksieri i mirënjohur nga Juniku, Haxhi Krasniqi, është në krye të listës së boksierëve shqiptar. Krasniqi është në vazhdën e përgatitjeve dhe synon që të fitojë titullin e botës në kategorinë gjysmë të rëndë në boksin profesionistë në versionin WBO e WBA. Pas tij renditet Nuri Seferi me prejardhje nga Gostivari, i cili bokson në kategorinë cruseir. Seferi është boksier i hatashëm dhe që synon majën e botës. Sipas “AlbanianBoxing.com” në pozitën e tretë klasifikohet Festim Kryeziu (Mleqan), ndërsa pas tij është Arnold Gjergjaj. Duhet theksuar se Gjergjaj është një boksier që vjen nga qyteti i Gjakovës, i cili para pak ditëve është bërë kampion i Evropës për kategorinë e rëndë të boksit profesionist (European external European Union - EBU). Në pesëshen e parë renditet edhe Besar Nimani (Mitrovicë), pastaj janë: Dardan Zenunaj (Pejë), Shpëtim Shala (Pejë), Gjetan Keta (Dibër), Stivens Bujaj (Këlmend), Sefer Seferi (Gostivarë), Elvir Muriqi (Pejë), Agron Xhila (Strugë), Agron Smakiqi (Drenas), Fitim Latifi (Vushtrri) dhe Shefat Isufi (Preshevë).Kjo renditje është për muajin tetor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat