Seria A, Genoa ndan 1 pikë me Empolin

Sporti

Seria A, Genoa ndan 1 pikë me Empolin

Më: 20 tetor 2014 Në ora: 22:57

Ky barazim nuk i ndryshon shumë pozitat e dy ekipeve në renditje.

Genoa dhe Empoli ndajnë nga një pikë mes tyre në sfidën e fundit të javës së 7-të në Serie A, që nuk i ndryshon shumë pozitat e tyre në renditje. Në një përballje mes të barabartësh, Genoa dhe pse ishte më e rrezikshme dhe kishte në favor faktorin fushë nuk arriti dot të shfrytëzojë rastet e shumta që i paraqiteshin, pavarësisht se e nisi ndeshjen në epërsi, pas një finalizimi fantastik të Bertolaccit.

Skuadra vendase gaboi që nuk mbylli takimin dhe në minutën e 78-të, Toneli riktheu barazpeshën duke e devijuar topin madje me dorë drejt portës.

Genoa rriti presionin në minutat e fundit por nuk arriti dot te fitorja, pavarsisht se goditi dhe shtyllën me Matrin. Në fund, nga një pikë për të dyja formacionet, që i bën më shumë punë skuadrës toskane, e cila gjendej më poshtë në renditje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat