Sportistët: O Agim Bahtiri, të gjithë janë heronj në kombëtare!

Sporti

Sportistët: O Agim Bahtiri, të gjithë janë heronj në kombëtare!

Nga: Kemajl Goca Më: 20 tetor 2014 Në ora: 16:30

Të gjithë janë heronj në kombëtaren e Shqipërisë, shprehen njëzëri trajnerët e futbollit Ajet Shosholli e Arbnor Morina, futbollisti Faruk Statovci, ish-basketbollisti Muhamed Thaçi. Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, shpalli qytetar nderi futbollistët Lorik Canën e Taulant Xhakën, por lë anash futbollistë të tjerë të kombëtares!

Trimat tanë mbrojtën flamurin kombëtar e portretin e patriotëve tanë Ismail Qemailit e Isa Boletinit midis stadiumit të Partizanit në Beograd, kur u sulmuan nga shovinistët serbë.

Ndeshje Serbi-Shqipëri u ndërpre në minutën e 42-të (e vlefshme e eliminatorëve për Euro 2016), pasi që djemtë tanë u rrahën nga bishat serbe.

Ajet Shosholli, trajner i mirënjohur, tha se e gjithë kombëtarja duhet nderuar, se të gjithë kontribuuan në mbrojtjen e flamurit kombëtar dhe portretit të Ismajl Qemailit e isa Boletinit. “Mendoj nuk është mirë të bëhen dallimet. Gjithë ekipi komplet duhet të shpallet heronj apo qytetar nderi, mos të ketë dallime. Të gjithë e kemi një flamur kombëtar, një gjuhë të përbashkët dhe duhet të shpallen të gjithë ata që kontribuuan heronj kombëtar”, tha Shosholli.

Arbnor Morina, kryetrajner i Besës së Pejës, tha se duhet të dekorohen të gjithë. “Mendoj që duhej të dekorohen të gjithë, sepse jemi një trup i pëlqeu dikujt apo jo, fundi i fundit kujt si pëlqen që jemi një sa më larg prej neve. Lila është posaçërisht i apostrofuar, sepse klubi i tij Pas Janina kërkon nga ai sqarime për patriotizmin e tij. Unë mendoj që të dy qeveritë tona të jenë më aktive që të mbrojnë të vërtetën dhe edhe klubit të tij grek ti tregojnë se Janina është Çamëri e padrejtësisht i takon Greqisë dhe se ata janë mysafir të paftuar në atë tokë”, tha Morina.

Faruk Statovci, futbollist më përvojë i kampionit në fuqi, Llamkos Kosova nga Vushtrria, mendon se të gjithë janë të barabartë dhe nuk guxon të bëhen dallime. ‘Të gjithë janë të barabartë, se kush ka vrapuar i pari e kush i fundit, ata të gjithë janë njësoj. Ne si popull gjithmonë kemi bërë ndarje pa kurrfarë nevoje! Prandaj, nuk guxon të bën dallime a janë Kosove apo Shqipëri, sepse janë një komb. Andaj, gjithmonë kur dikush do me bërë kishe diçka edhe gabojmë gjithmonë! Kryetarët e komunave më mirë është mu marr me probleme të qytetarëve se me këto, sepse ka kush merret ! Mendimi im, është se të gjithë kanë qenë të barabartë. Gjithë kombëtarja duhet të shpallet heronj. Mos të ishte ai flamur a kishte me ndodhë? Jo, assesi”, tha Statovci.

Muhamed Thaçi, ish-basketbollisti i mirënjohur nga Maqedonia, që luajti në disa skuadra në Kosovë, tha se nuk bën të ketë dallime mes shqiptarëve, sepse të gjithë jemi një. “Mendimi im personal është se nuk kanë nevojë Xhaka e Cana të shpallen qytetar nderi dhe mos të bëhen përçarje. Ata veç me janë hero kombëtar dhe deri sa shqiptarët të ekzistojnë. Do të mbahet mend 14 tetori i kombëtares Shqiptare. Është e drejtë e kryetarit të zgjedh këdo, mirëpo s’ka nevojë edhe ne të bëhemi si disa analist t’i ndaj shqiptarët në shqiptar Kosove apo shqiptar Maqedonie. E gjithë kombëtarja është qytetar nderi, nderi ynë e heronj tanë”, thotë Thaçi.
>>Z. Agim Bahtiri, pse po bëni dallime mes shqiptarëve!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat