Z. Agim Bahtiri, pse po bëni dallime mes shqiptarëve!

Sporti

Z. Agim Bahtiri, pse po bëni dallime mes shqiptarëve!

Nga: Kemajl Goca Më: 20 tetor 2014 Në ora: 11:43

Logjika e shëndoshë nuk e përthekon çfarë bëri kryetari i komunës së Mitrovicës, z. Agim Bahtiri. Një kryetar komune bën dallime mes shqiptarëve. I nderuari Agim me qëllim apo pa qëllim keni bërë dallime mes shqiptarëve! Z. Agim bëre fortë mirë që shpalle qytetarë nderi të Mitrovicës: futbollistët Lorik Canën e Taulant Xhakën. Z.Agim, ku e lë Andi Lilën? Pse nuk është edhe ai qytetar nderi i Mitrovicës? Edhe ai është shqiptar? Cana, Xhaka, Lila e të gjithë të tjerë që luajnë për Shqipërinë kanë nënshtetësi shqiptare. I pari reagoi Lila, pastaj iu bashku Taulant Xhaka në mbrojtjen e flamurit kombëtar dhe portretit të patriotëve tanë, Ismajl Qemaili e Isa Boletini! Pastaj shkoi edhe Lorik Cana dhe e rrahu keq tifozin shovinist serb i cili e goditi me karrige sulmuesin Bekim Balajn. Cana i doli në mbrojtje Balajt dhe të gjithë futbollistëve shqiptar. Ishte një kapiten përtej kapiteni. Të gjithë vepruan si komb shqiptar. Z. Agim, shikoje pak incizimin kush reagoi i pari dhe si reaguan trimat tanë të gjithë si një trup, si një komb shqiptar dhe ishin në gjendje të vdesin të gjithë për njërin tjetrin! Ju bëni dallime: Canën e Xhakën e nderuat qytetar nderit të Mitrovicës dhe Lilën e lë jashtë se nuk është nga Kosova. Ne jemi të gjithë shqiptar dhe nuk ka dallime! Jemi një komb dhe pikë i nderuari Agim! Të lutem kryetar komune, mos bëni dallime, sepse si Cana, si Xhaka, si Lila, si Agolli, si Berisha etj. të gjithë janë shqiptarë, të gjithë kanë një nënshtetësi! A thua, kush iu shtyri të bëni dallime mes shqiptarëve. Pse bëni dallime Kosovë –Shqipëri. Të gjithë këta trima, patriotë luftuan në fushën e lojës e pastaj me bishat serbe që tërë kohën brohoritën hiqni kokën shqiptarëve, vrisni shqiptarët. Pse z. Agim e lë anash Lilën? Tregona pse? Lila e nisi i pari e vazhduan të tjerët. Pse bën kësi dallime? Ne jemi një komb, kemi një gjak, flasim një gjuhë, kemi një flamur kombëtar. Z. Agim, pse bërë këtë dallim? Të lutem, pse? Kush të shtyri të veprosh kështu? Gabove apo të dirigjojë dikush tjetër? Z. Agim, ju jeni kryetar i një komune dhe duhet të jeni shembull, jo të bëni ndasi mes shqiptarëve. Z. Agim, a ndahet Mitrovica? Jo, kurrë nuk ndahet Mitrovica. As kombi shqiptar kurrë nuk ndahet, është një komb dhe pikë. Këtë dije i nderuar Agim Bahtiri! Kjo na rëndoi shumë zemrat kur di bën ndasi mes shqiptarëve!

>>Sportistët: O Agim Bahtiri, të gjithë janë heronj në kombëtare!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat