Vonn: Durimi është pika ime më e fortë

Sporti

Vonn: Durimi është pika ime më e fortë

Më: 2 tetor 2014 Në ora: 17:02

Skiatorja amerikane, Lindsey Vonn, ka thënë se një pjesë e madhe nuk besonin se ajo do t’i rikthehet skijimit pas lëndimit që e ka lënë në bokse që prej 10 muajsh. “Një pjesë e madhe e njerëzve nuk besonin se unë do të rikthehesha dhe ndoshta një pjesë e madhe e konkurrenteve ndiheshin më të lehtësuara që unë isha jashtë garimit. Kur të rikthehem, nuk do të ndihen më komode. Gjenerata e re do ta kuptojnë shumë shpejt se veterania nuk ka marrë fund ende. Kam nevojë për një tjetër mundësi për të mbrojtur titullin olimpik. Në evenimentin tjetër do të jem 33 vjeç por jam e bindur se do t’ia dal. Gjuri? Duhet të bëj shumë kujdes”, tha Vonn. Ajo tha se durimi është pika më e fortë e saj. Duket e bindur skiatorja amerikane për të pushtuar sërish pistat e bardha, pasi ajo nuk arrin të fitojë asnjë garë që prej 21 muajsh. “Durimi është pika ime më e fortë. Më pëlqen të regjistroj disa suksese këtë vit sepse më mungojnë medaljet por nuk duhet t’i provoj asgjë askujt. Kam katër vjet në dispozicion për të thyer rekordin dhe nëse këtë vit duhet të jem e kujdesshme, do ta bëj”, thotë Vonn. Por çfarë ka bërë Vonn gjatë periudhës së lëndimit? “Bashkë me Tiger kemi bërë disa gjëra që gjatë ditëve të zakonshme nuk arrijmë t’i bëjmë. Gjithsesi, jam shumë entuziaste për rikthimin në pista”, thotë skiatorja amerikane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat