Cana mendoi ta vriste serbin

Sporti

Cana mendoi ta vriste serbin

Më: 30 shtator 2014 Në ora: 16:06

Kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana ka treguar një ngjarje interesante nga skuadra e tij Lazio.
Atje, Cana e ka për bashkëlojtar sulmuesin e Serbisë, Filip Djordjevic, me të cilin do të ballafaqohet në Beograd më 14 tetor, në duelin e vlefshëm për kualifikime në Euro 2014.
Djordjevic realizoi het-trik të hënën mbrëma në fitoren e Lazios në udhëtim te Palermo me rezultat 4:0.
Dhe, Cana ka bërë shaka duke thënë se mendoi ta vriste sulmuesin para duelit në Beograd.
“Gjatë javës po mendoja ta vrisja Filipin, para kësaj ndeshjeje. Por, më pas kam menduar se i nevojitet Lazios, kështu që nuk e kam bërë këtë”, deklaroi Cana.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat