Cana paralajmëron...

Sporti

Cana paralajmëron...

Më: 30 shtator 2014 Në ora: 14:42

Lorik Cana prej futbollistëve më luftarak që ka Lazio e Romës, ka paralajmëruar kombëtaren e tij, Shqipërinë, se rreziku më i madh nga Serbia mund të vjen nga sulmuesi Filip Gjorgjeviq. Ky futbollist realizoi tre gola për fitoren e Lazios si mysafir me rezultat 4:0 ndaj Palermos. Mbrojtësi kuqezi shpreson që sulmuesi serb të mos gëzojë të njëjtën formë edhe në takimin eliminator të Euro 2016, Serbi-Shqipëri, e cila luhet me 14 tetor në stadiumin e Partizanit në Beograd. “Në nivel Kombëtaresh do të sfidoj Gjorgjeviqin për ndeshjen Serbi-Shqipëri dhe kjo gjë më ka vënë disi në siklet, madje kam dashur ta dëmtoj por na duhet për ndeshjen e së dielës”, tha Cana. Një fjali që sigurisht vjen në kuadrin e humorit, por paralajmëron edhe kombëtaren kuqezi për formën e mirë që po kalon sulmuesi i Lazios. Me paraqitjen e tij në “Barbera”, Cana tregoi se trajneri Pioli mund t’i besojë vendin titullar në formacion. “Kur trajneri më ka hedhur në fushë jam përpjekur t’i përgjigjem. Të gjithë mund të gabojnë por unë kam luajtur përherë në nivelet e denja për këtë klub. Sa më shumë të luaj përkrah De Vrij aq më shumë do të përmirësohemi”, thotë Cana.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat