Lazio, “poker” spektakolar ndaj Palermos

Sporti

Lazio, “poker” spektakolar ndaj Palermos

Më: 29 shtator 2014 Në ora: 23:42

Djordevic shënoi tre golat e parë me fanellën bardhëkaltër duke udhëhequr ekipin e Piolit drejt triumfit të dytë

Lacio zbulon fitoren e parë në transfertë e bashkë me të dhe Djordevic që shënoi tre golat e parë me fanellën bardhëkaltër duke udhëhequr ekipin e Piolit drejt triumfit të dytë në kampionat, dhe të parin jashtë fushe për këtë sezon 4-0 ndaj Palermos. Ndaj sicialanëve, kryeqytetasit bënë gjithcka mirë duke qenë zotër të fushës, sidomos pas minutës së 20-të, pasi deri në ato momente kishin qenë vendasit më agresiv. Goli që ndryshoi ndeshjen ishte ai i minutës së 45-të nga Djordevic.

Lacio në epërsi shtoi ritmin në pjesën e dytë dhe ndërhyrjet e Sorrentinos, sin ë rastin e minutës së 70-të, ndaj Djordevicit dhe Parolos thjesht sa shtynë kapitullimin e vendasve, pasi në të 75-tën, serbi realizoi dhe golin e 2-0.

Gjithsesi sulmuesi, që me siguri do të grumbullohet nga Advocat dhe për ndeshjen me Shqipërinë në tetor, kompletoi mbrëmjen e tij të magjishme në të 83-tën kur realizoi dhe golin e 3-0.

Mbrëmja nuk ishte e tëra për Djordevicin pasi në të 94-tërt realizoi dhe Parolo, që i vuri vulën takimit në shifrat 0-4 për Lacion, që tashmë merr pak frymë në renditje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat