Si e sheh Mancini sfidën Manchester City-Roma?

Sporti

Si e sheh Mancini sfidën Manchester City-Roma?

Më: 29 shtator 2014 Në ora: 11:34

Të martën mbrëma (në orën 20.45) ballafaqimi mes Manchester Cityt e Romës vlerësohet prej më atraktivëve në fazën e grupeve të Champions League në futboll. Manchester City kërkon fitoren e parë, pasi që në hapje ishte mundur në “Allianz-Arena” me rezultat 1:0 nga Bayerni, kurse Roma pati startuar me fitore 5:1 kundër CSKA nga Moska. City në një mënyrë ka edhe stresin, për shkak se ballafaqohet me Romën, e cila ka pesë ndeshje dhe pesë fitore në Serie A. Trajneri i mirënjohur italian, Roberto Mancini, si e sheh sfidën e këtyre rivalëve, sepse si njërën palë po ashtu edhe skuadrën tjetër i njeh mirë. “Një sfidë spektakolare. Manchester City praktikon një futboll të ndryshëm nga skuadrat e tjera angleze. Bën pasime pafund, me topin dherazi, ka zotësinë për të alternuar skemat e sulmit nga krahët dhe në qendër. Roma luan tamam top, siç thuhej njëherë e një kohë. City nuk është Manchester United i ca viteve më parë, që ishte i gjithë vrap dhe antagonizëm, dhe ky mund të jetë një epërsi për Romën”, tha Mancini. Ai tregon se cila mund të jetë edhe mundësia e Romës për ta ndëshkuar Manchester Cityn? “Çelësi është te rinisjet e shpejta dhe shfrytëzimi i rasteve që do të lejojë City. Verdhekuqtë duhet të jenë të kujdesshëm në fazën mbrojtëse, të përqendruar për 90 minuta dhe cinikë në sulm. Roma e kompletuar mund ta mposhtë City-n, por mungesat e De Rossit, Castan dhe Astori e bëjnë skuadrën jo të kompletuar. Kam parë që Iturbe është grumbulluar, mund t’i krijojë probleme Cityt. Në rinisjet mund të jetë shkatërruese”, thotë Mancini.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat