Arrestohet dy tifozë mitrovicas, dy mbesin të lënduar

Sporti

Arrestohet dy tifozë mitrovicas, dy mbesin të lënduar

Më: 28 shtator 2014 Në ora: 22:57

Nga përplasja e sotme e tifozëve Torcida dhe Plisa, dy janë deklaruar si të lënduar, teksa dy të tjerë janë arrestuar nga policia.
Incidenti i sotëm mes tifozëve mitrovicas, Torcida dhe atyre prishtinas, Plisat, ka lënë të lënduar dy tifozë.

E, dy të tjerë janë arrestuar nga Policia e Kosovës, ka bërë të ditur zëdhënësi i kësaj të fundit për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Si pasojë e përleshjes së dy grupeve të tifozëve gjatë ndeshjes, policia ka ndërhyrë dhe është detyruar që grupin e tifozëve nga Prishtina t’i kthejë për në Prishtinë”, tha për Zëri, Zahiti.

“Policia ka pasur planin e veprimit, por këtë e ka vështirësuar fakti se tifozët vendas, kanë shpërthyer barrierën që i ndante tifozët, të cilët kanë kaluar në anën tjetër. Me këtë rast dy persona janë të lënduar dhe dy të arrestuar”, shtoi tutje zëdhënësi policor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat