Fiorentina sërish pa Mario Gomez

Sporti

Fiorentina sërish pa Mario Gomez

Më: 23 shtator 2014 Në ora: 00:54

Sulmuesi gjerman, ashtu sic shprehet në komunikatën e tij klubi i Fiorentinës në sfidën ndaj Atalantës ka pësuar një dëmtim në kofshën e këmbës së djathtë.

Nuk ka paqe për sulmin e Fiorentinës me skuadrën vjollcë që pas Giuseppe Rossit humbet përsëri edhe Mario Gomezin. Sulmuesi gjerman, ashtu sic shprehet në komunikatën e tij klubi i Fiorentinës në sfidën ndaj Atalantës ka pësuar një dëmtim në kofshën e këmbës së djathtë dhe do të qëndrojë jashtë fushave të futbollit për tre javë.

Futbollisti u është nënshtruar kontrolleve të rastit dhe pas 10 ditësh do ta bëjë sërish dicka të tillë. Ky është dëmtimi i tretë për Mario Gomez që nga mbrritja e tij te Fiorentina në verën e vitit 2013, pasi sezonin e kaluar ish lojtari i Bayernit u lëndua dy herë dhe në të dyja rastet mungoi për një periudhë disamujore. Mario Gomez do të humbasë kështu ndeshjet e kampionatit ndaj Sasuolos dhe Torinos, por edhe në takimin e javës së 6-shtë ku Fiorentina e Montellas do të presë në Artemio Franchi, Interin një prej rivalëve të saj direkt për zonën Champions. Lojtari 29-vjecar nuk do të mund ta ndihmojë skuadrën vjollcë as në ndeshjen e saj të dytë në Europa League përballë bjellorusëve të Dynamo Minsk.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat