Një rivalitet kokë më kokë: Juventus-Roma

Sporti

Një rivalitet kokë më kokë: Juventus-Roma

Më: 22 shtator 2014 Në ora: 15:46


Serie A mund të sjellë një rivalitet të madh në mes dy skuadrave për titullin e kampionit: Juventusit, kampion në fuqi dhe Romës, e cila kryeson renditjen e tabelës. Dy skuadra që në tri javët e para kanë rreshtuar tri fitore dhe nuk njohin humbje. Në pamje të parë duken dy skuadra që do të luftojnë kokë për koke për titullin e kampionit, por pa e harruar edhe Milanin e Interin sigurisht edhe Napolin , ani se kjo e fundit ka një ecuri të dobët në tre javët e para Giuseppe Marotta, drejtor gjeneral i Juves, e pranon se ekzistonte një lloj skepticizmi mbi ish-trajnerin e Milanit. “Allegri ka shumë merita. Nuk ishte i panjohur për ne, pasi kishte bërë mirë te Milani. Ai është një trajner fitues dhe i plotësonte kushtet për të marrë drejtimin e Juves. Skepticizmi mbi Allegrin ishte deri diku i drejtë, duke pasur parasysh të që kishte arritur Conte. Impakti mund të kishte qenë negativ pas tre titujve radhazi, sepse trajneri është lideri i një grupi. Gjithsesi pas një trajneri dhe një skuadre të duhet të jetë një shoqëri e fortë, e cila duhet ta mbështesë gjithmonë teknikun”, tha Marotta. Ai mendon se Juve e Roma do të luftojnë për titull. “Fillimi i kampionatit na sugjeron që do të jetë një rivalitet kokë më kokë Juventus-Roma. Fakti që të dyja skuadrat kanë grumbulluar pikë të plota në tri ndeshjet e para do të thotë se janë favoritët kryesorë për titull”, tha Marrota, por mohoi se ka pasur interesim për sulmuesin Mario Balotelli, që tashmë është pjesë e skuadrës së Liverpoolit. “Balotelli nuk ka qenë kurrë objektivi ynë dhe në asnjë moment nuk kemi hyrë në bisedime për ta sjellë në Torino. Ndërsa Imobile e ka shpjeguar se kishte dëshirë të shkonte te Dortmundi. Gjithsesi jemi të kënaqur me blerjen e Moratas dhe Coman”, tha Marotta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat