Cilin vend e mban Balotelli për shtrat?

Sporti

Cilin vend e mban Balotelli për shtrat?

Më: 22 shtator 2014 Në ora: 13:26


Mario Balotelli mbetet futbollisti më i përfolur në mediet. Edhe pas transferimit te Liverpool muzika nuk ndryshon, Super-Mario lakohet më shumë për atë që bën jashtë fushës sesa brenda saj. Këtë herë është modelja franceze Eglantine Aguilar, e cila jep një dëshmi unike për momentet intime me sulmuesin italian.
Ish e dashura e Ashley Cole nxjerr kartonin e kuq ndaj mbrojtësit anglez dhe ngre në piedestal lojtarin e Liverpoolit. Ajo zbulon se Mario e ftoi në një hotel të Milanos, duke zbuluar se gjatë orëve pasionante, Balotelli i tregoi se mban vendin e parë në listën e meshkujve të saj. Aguilar shton se takimi ndodhi gjatë muajit gusht dhe që prej asaj kohe, ata nuk janë takuar më.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat