Më kë ishte i kënaqur?

Sporti

Më kë ishte i kënaqur?

Më: 22 shtator 2014 Në ora: 11:26

Manuel Pellegrini, është i kënaqur që nxorët një barazim (1:1) të rëndësishëm në derbin e madh me Chelsea, ndeshje e zhvilluar në stadiumin Etihad. Ai e vlerësoi këtë pikë si domethënëse ani se ishin si vendas, pasi që nga minuta e 66-të mbeten me një futbollist më pak kur u përjashtua Zabaleta me karton të kuq pas dy të verdhëve. Pellegrini ka lavdëruar dyshen e futbollistëve James Milner dhe Eliaquim Mangala. “Secilën herë që Milner luan mendoj se ai ia del mirë, dhe ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Kjo ishte ndeshja e parë e Mangalas këtu dhe ai nuk kishte shumë punë, por secilën herë që kishte një sfidë ai e fitoi atë, që është e rëndësishme pasi ne gjithmonë luajmë me një hapësirë prapa mbrojtësve”, ka thënë Pellegrini.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat