Mainz mposht Dortmundin, Immobile humb penallti

Sporti

Mainz mposht Dortmundin, Immobile humb penallti

Më: 20 shtator 2014 Në ora: 22:36

Dortmund është mposhtur me rezultatin 2-0 nga Mainz. Të dy golat e vendasve u shënuan në pjesën e dytë në një ndeshje që ishte e pafat për mysafirët.

Shinji Okazaki e shënoi golin e parë në minutën 67-të.

Ciro Immobile dështoi të barazonte nga penaltia, kurse për ditën e keqe të BVB u kujdes Matthias Ginter duke shënuar autogol (74’).

Pas katër javësh, Borussia Dortmundi ka gjashtë pikë, nga dy fitore dhe dy humbje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat