Europa League, Humbet Zyrihu i Kukelit, Agolli e Teli barazojnë ndaj St.Etienne

Sporti

Europa League, Humbet Zyrihu i Kukelit, Agolli e Teli barazojnë ndaj St.Etienne

Më: 18 shtator 2014 Në ora: 23:42

Janë luajtur mbrëmjen e së enjtes, ndeshjet e Europa League. Takime interesante, gola, surpriza. Duhet thënë se ekipet ku luajnë legjionarët Shqiptarë nuk kanë marrë rezultate pozitive, megjithse barazimi i Qarabak nuk quhet rezultat i keq. Kampionët e Azerbajxhanit, e nisin me pikë aventurën në Ligën e Evropës.
Skuadra e shqiptarëve Ansi Agolli dhe Admir Teli arriti të ndalin një skuadër si Saint-Etienne, 10-të herë kampione e Francës. Agolli ishte në fushë për 90-të minuta ndërsa Teli nuk u aktivizua. Ndërkohë në ndeshjen tjetër të shqiptarëve Burim Kukeli e Berat Xhimshiti, Zurihu nuk arriti të mbante barazimin duke humbur 3-2 në Qipro nga Apollon. Të dy shqiptarët luajtën për 90’ minuta, ndërsa Kukeli u ndëshkua dhe me karton të verdhë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat