Tirana, Bakaj dënohet me dy javë pezullim

Sporti

Tirana, Bakaj dënohet me dy javë pezullim

Më: 17 shtator 2014 Në ora: 21:16

Klubi kryeqytetas që u trondit nga vendimi për të luajtur 15 ndeshje pa tifozë, duhet të bëjë për dy javë edhe pa mesfushorin, Elis Bakaj.

Tirana mbetet kryefjalë në Komisionin e Disiplinës së Federatës Shqiptare të Futbollit. Klubi kryeqytetas që u trondit nga vendimi për të luajtur 15 ndeshje pa tifozë, duhet të bëjë për dy javë edhe pa mesfushorin, Elis Bakaj. Në vendimin e publikuar nga organi juridik i federatës, Bakaj u cilësua fajtor për ofendime ndaj gjyqtarit të ndeshjes kundër Elbasanit, duke u gjobitur edhe me 100 mijë lekë. Ndërkohë, nëpërmjet një komnunikate të publikuar në faqen zyrtare të rrjetit Facebook, klubi bardheblu reagon për vendimin mbylljes së stadiumit nga Komisioni i Disiplinës.

“Mbyllja e dyerve te stadiumit per ndeshjet e Tiranes ne kryeqytet, solli te shtunen, ne daten 13 shtator, vendimin per te nderprere komunikimin me mediat. Drejtuesit e klubit vendosen te mos lejojne askend nga skuadra dhe stafi te prononcohet per mediat. Nje vendim i tille do te mbetet ne fuqi deri ne momentin kur do te hapen dyert per tifozet e Tiranes. Futbolli luhet vetem per ata. Skuadra tani ka per detyre te flase vetem ne fushe”, theksohet në komunikatë. Në datën 20 shtator, e ardhshme, Tirana do të luajë në transfertën e Laçit ndeshjen e vlefshme të javës së pestë të kampionatit, ndërsa sfida pasardhëse është derbi i kryeqytetit në datën 27 shtator dhe në rast se Kupa e Shqipërisë nuk do ta konsumojë raundin e parë në datën 23, atëherë Bakaj rrezikon të humbasë edhe sfidën kundër Partizanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat