Celina e City dërrmuan Bayernin!

Sporti

Celina e City dërrmuan Bayernin!

Nga: K.Goca Më: 17 shtator 2014 Në ora: 16:21

Reprezentuesi i Kosovës, Bersant Celina, u aktivizua në minutën e 62-të për Manchester Cityn U-19 dhe tregoi lojë të nivelit të lartë. City në Munih fitoi me rezultat bindës 4:1 kundër Bayernit U-19, në ndeshjen e parë të grupit E në Champions League. Futbollisti shqiptar tregoi angazhim të madh dhe realizoi gol në minutën e 66-të, ndërsa në atë të 83-tën u ndëshkua me karton të verdhë. Golat tjerë i shënuan: Byrne (26’), Pozo (43’), Tasende (60’) për Cityn dhe Walter (90+2). Bayerni U-19 nga minuta e 35-të luajti pa një futbollist, për faktin Hundertmark u ndëshkua me karton të kuq. Kjo ishte një fitore e rëndësishme e djelmoshave të rinj të Manchester Cityt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat