Përse i vjen keq Hasit?

Sporti

Përse i vjen keq Hasit?

Më: 17 shtator 2014 Në ora: 13:06

Anderlecht kurrë më afër trepikëshit nuk ka qenë në Stamboll, por fati sportiv e tradhtoi në minutën e 90+1 dhe u desh të kënaqen me një pikë. Anderlecht barazoi me rezultat 1:1 me ekipin e mirënjohur turk, Galatasaray, në sfidën e parë të grupit D në Champions League. Shqiptari nga Kosova, Besnik Hasi, trajner i Anderlechtit, i vjen shumë keq që nuk u kthyen me tre pikë, sepse ishin shumë afër saj, por fati nuk ishte me ta. “Rastet e Galatasarayit erdhën nga risku që unë mora. Mendoja para ndeshjes së një pikë do të mjaftonte, por tani pas lojës me vjen keq që nuk i fituam tri pikët”, ka thënë Hasi. Futbollistët e Anderlecht bënë lojë shumë të mirë por ishte minuta e 90+1 kur Yilmaz i ndëshkoi dhe barazoi rezultatin. Hasi iu dhimbset si sytë e ballit dy pikët e humbura në çastet e fundit! “Kemi një ekip të ri, mosha mesatare është 22 vjet. Mendoj se kishim ekipin më të ri të Champions League. Ky ekip po luan mirë, por këto janë gabimet që i bëjmë ekipet me lojtar të ri”, tha Hasi. Sipas tij, në Stamboll shkuan për të bërë lojë dhe fituar! “Kemi ardhur këtu të luajmë futboll, jo të qëndrojmë mbrapa dhe të mbrohemi. Deshëm të fitojmë lojën. Nëse shikon pjesëlojën e parë, takimi mund të merrte rrjedhe tjetër. Luajtëm njëjtë në pjesën e dytë, por humbëm rastin më të mirë nëpërmjet Mitroviçit. Ekipi im dha shumë angazhim fizik. Më vjen keq që humbëm dy pikë”, ka thënë Hasi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat