Cilic pritet si hero në Medugorje

Sporti

Cilic pritet si hero në Medugorje

Më: 16 shtator 2014 Në ora: 22:05

Marin Cilic u prit si hero në qytetin e tij të lindjes, Medugorje. Dhe pse përfaqëson Kroacinë, në fakt fituesi më i fundit i U.S Open ka lindur në Bosnje Hercegovinë, në qytetin e njohur dhe për pelegrinët e shumtë, për shkak të raportimeve se në të është shfaqur dhe Virgjeresha Mari. Me dhjetra motocikleta shoqëruan në rrugët e qytetit Cilicin, që qëndronte mbi një makinë të hapur.

Përpara katedrales ishin mbledhur disa prej personave më të rëndësishëm të qytetit me pakica kroate, përfshi dhe priftin e famullisë, njëkohsisht dhe kumbari i Marin Cilicit, i cili e përqafoi fortë tenistin në momentin që ai mbërriti përpara turmës së entuziasmuar. Ndërkohë që tifozë përpara katedrales shpalosnin krenar flamurin kroat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat