Ja dhjetë rezultatet më të mira në atletikë!

Sporti

Ja dhjetë rezultatet më të mira në atletikë!

Nga: K.Goca Më: 15 shtator 2014 Në ora: 11:07

Atletet e atletët treguan nivel të lartë në çdo disiplinë dhe rivalitet të madh. Mbi 150 garues morën pjesë dhe secili dha maksimumin në Mitingun e 6-të të mbretëreshës së sporteve. “Në këtë garë morën pjesë shumica e klubeve të atletikës të Kosovës dhe garuan në tetë disiplina në të dy gjinitë ku garuan mbi 150 garues. Në këtë miting rezultati më i mirë ishte në disiplinën 1000 metra te femrat që e arriti atletja Luljeta Shala nga klubi Llapi nga Podujeva. Ky është edhe rezultati më i mirë në këtë disiplinë për këtë vit. Risi në këtë garë ishte disiplina 60 metra, e cila disiplinë u mbajt për herë të parë në Kosovë që nga pavarësimi i sportit, ku edhe pse ishte hera e parë që u mbajt kjo disiplinë garuese atletët treguan rezultate të mira. Ja dhjetë rezultatet më të mira sipas pikëve të IAAF-it: 1000 metra - Luljeta Shala (Llapi) 1000 metra me kohë 3:05.34 minuta; 60 metra Edis Ahmeti (Trepça) 7.08; 60 m. Ajet Metolli (Llapi) 7.18; 60 m. Rita Hajdini (Llapi) 8.40; 60 metra: Qëndrim Ajazaj (Prizreni) 7.23; 60 metra Shkurte Shala (Llapi) 8.44 sekonda; kërcim së larti Erudit Rysha (Prizreni) 175 centimetra; 60 metra Rinor Tërshani (Prizreni) 7.28; Hanife Rudari (Llapi) 8.50 dhe 200 metra Edis Ahmeti (Trepça) 23.65 sekonda. Halil Sylejmani, kryetar i Federatës Atletike të Kosovës, vlerësoi garën dhe tha se janë rezultate inkurajuese, duke i lavdëruar atletët e atletet për rivalitetin që treguan në shteg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat