Paçarada lëndohet, Sandhausen fiton

Sporti

Paçarada lëndohet, Sandhausen fiton

Nga: K.G. Më: 14 shtator 2014 Në ora: 17:44

Leart Paçarada, mbrojtës i kombëtares së Kosovës, u paraqiti titullar për Sandhausenin, e cila si vendas fitoi prej sfidave më të vështira. Ata mposhtën me rezultat minimal 1:0 Greuther Furth-in e favorizuar, në ndeshjen e javës së katërt në Bundesliga II në futboll. Paçarada luajti deri në minutën e 20-të, por u desh të lëshojë fushën për shkak se është lënduar. Megjithatë, skuadra e tij, Sandhausen shënoi fitore me rezultat minimal 1:0 falë goli që ka realizuar futbollisti Wooten në minutën e 83-të. Mysafirët patën rastin më të mirë në minutën e 51-të, por Furstner nga penalltia nuk qe i saktë. Greuther Furth është në vend të tetë me 7 pikë ose tri më shumë se Sandhauseni që klasifikohet i 15-ti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat