Humbje e rëndë e Baselit

Sporti

Humbje e rëndë e Baselit

Nga: K.G. Më: 14 shtator 2014 Në ora: 13:58


Futbollistët Shkëlzen Gashi e Taulant Xhaka kanë pritur të kthehen të pamposhtur me skuadrën kampione, Baseli, por iu hasi sharra në gozhdë dhe pësuan humbje të rëndë në udhëtim me rezultat 3:1 nga Grasshoppersi, në ndeshjen e javës së 8-të të Superligës së Zvicrës. Amir Abrashi luajti titullar për Grasshoppersin dhe së bashku me shokë treguan lojë të nivelit të lartë, duke fituar tre pikë të mëdha. 7770 shikues ishin në stadium, ku panë lojë të mirë. Golat i realizuan për vendasit: Anatole (12’), Dingsdag (45’) e Lang (72’) dhe për mysafirët: Zuffi (39’). Abrashi ishte tërë ndeshjen dhe bëri lojë të madhe, ndërsa te mysafirët Xhaka ishte krejt lojën dhe Gashi u zëvendësua në minutën e 62-të. Në minutën e 84-të, Calla i Baselit përjashtohet nga loja pas kartonit të dytë të verdhë. Aarau si vendas mundi me rezultat 2:1 Thunin. Sulmuesi shqiptar, Berat Sadiku, shënoi për Thunin, por qe gol i pavlefshëm për të marrë një pikë. Ai shënoi në minutën e 56-të dhe qe titullar, kurse për vendasit realizuan: Radice (44’) e Wieser (84’). Për Sadikun është goli i pestë për 8 ndeshjet e deritashme në kampionat, ndërsa skuadra e tij renditet në vend të tretë me 13 pikë të mbledhura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat