Van Gaal, impresionohet me ardhjen e Falcaos

Sporti

Van Gaal, impresionohet me ardhjen e Falcaos

Më: 2 shtator 2014 Në ora: 10:48


Manchester Utd nuk po kalon periudhë të mirë në tri javët e para në Premier League, ku ka regjistruar dy barazime dhe pësoi një humbje, me përforcimin që bënë me kolumbianin Radamel Falcao, shpresojnë se do të kthehen në rezultatet ashtu siç i presin tifozët. Trajneri i Manchester United, Louis Van Gaal, është impresionuar men ardhjen e futbollistit Falcao dhe e vlerëson prej shënuesve më të mirë. “Jam i kënaqur që Falcao u bashkua me ne si i huazuar. Ai është një nga shënuesit më të mirë në ndeshje. Paraqitjet e tij flasin vet dhe kur një lojtar i këtij kalibri të vihet në dispozicion, kjo është një mundësi që nuk duhet humbur”, ka thënë Van Gaal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat