Ronaldo: Do të rikthehem në 100%

Sporti

Ronaldo: Do të rikthehem në 100%

Më: 2 shtator 2014 Në ora: 07:56

Cristiano Ronaldo flet për gjendjen e tij aktuale dhe dëmtimin që po e penalizon në ndeshjet e kampionatit.

Cristiano Ronaldo flet për gjendjen e tij aktuale dhe dëmtimin që po e penalizon në ndeshjet e kampionatit. Asi luzitan nuk do të luajë as në sfidën kundër Shqipërisë, por ai premton se do të rikthehet shumë shpejt në fushë.

“Po zhvilloj një punë specifike për t’u riaftësuar sa më shpejt. Jam i sigurt se pas një jave do të jem sërish në 100% të formës time. Hernandez? Mund t’i japë një dorë skuadrës. I uroj suksese”.

Duke qëndruar në temën e merkatos, Cristiano Ronaldo lëshon një silur të fshehur, duke lënë të kuptohet se nuk është i kënaqur me ndryshimet që shoqëria ka bërë në organikë.

“Nuk mund të flas për atë që mendoj sepse përndryshe do të dilja në faqen e parë të gazetave. Nëse presidenti mendon të shesë disa lojtarë për të blerë të tjerë e bën për të mirën e shoqërisë dhe ne duhet thjesht të pranojmë vendimet e tij. Me këto ndryshime, skuadra jonë do të ndryshojë sjellje, por vetëm koha do të na tregojë nëse janë vendime të drejta ose të gabuara. Di Maria dhe Xabi Alonso ishin lojtarë shumë të rëndësishëm por tani kanë ikur dhe duhet të ndihmojmë ata që do t’i zëvendësojnë. Jam i sigurt se gjithçka do të shkojë mirë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat