Ledian Memushaj huazohet te Pescara

Sporti

Ledian Memushaj huazohet te Pescara

Më: 1 shtator 2014 Në ora: 22:39

27-vjeçari i Lecces është transferuar te Pescara në formën e huazimit me të drejtën e blerjes në fund të sezonit.

E ardhmja e Ledian Memushajt është zgjidhur vetëm në orët e fundit të merkatos. 27-vjecari i Lecces është transferuar te Pescara në formën e huazimit me të drejtën e blerjes në fund të sezonit.

Mesfushori shqiptar pritet të bashkohet në mesjavë me skuadrën e tij të re, me të cilën do të synojë ngjitjen në Serina A. Memushaj ka qenë pjesë e kombëtares së Shqipërisë ku është aktivizuar në 5 takime miqësore, por pa mundur të japë kontribut në një sfidë eliminatore të Botërorit apo Europianit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat