Mazzarri – nervoz me gjyqtarin

Sporti

Mazzarri – nervoz me gjyqtarin

Më: 1 shtator 2014 Në ora: 13:01


Trajneri i Interit, Walter Mazzarri, sa është i pakënaqur me rezultat aq edhe i nervozuar me gjyqtarin e takimit Torino-Inter. Interi barazoi në udhëtim me rezultat 0:0, ndërsa Torino humbi një penallti në minutën e 20-të, kur Larrondo nuk qe i saktë. Mazarri tha se kur gjykohet penallti për vendasit, u desh të referohet edhe për ekipin e tij. Ai ka treguar faktet se ku janë dëmtuar në ballafaqim me Torinon. “Nëse ju jepni penalltinë e parë, ju pastaj duhet të jepni edhe tjetrën, te Icardi, i cili ishte faull i dukshëm”, tha Mazzarri. Ai më pas tha se penalltia që u referua për vendasit nuk ka ekzistuar! “Në fakt, ajo me Quagliarella, nuk kishte të bënte aspak me penallti, përndryshe raste të tilla kemi shumë në ndeshje të ndryshme, dhe do të duhet të akordonin penallti të shumta”, ka thënë ai. Interi importoi një pikë, por edhe një lojtar i saj është ndëshkuar me karton të kuq. Është fjala për Nemanja Vidiq, i cili u ndëshkua në minutën e 90+3. “Sa për kartonin e Vidiqit, mendoj se gjyqtari e humbi kontrollin”, ankohet Mazzarri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat