Gashi “njeriu asist” për Baselin

Sporti

Gashi “njeriu asist” për Baselin

Më: 1 shtator 2014 Në ora: 09:20

Sulmuesi kombëtares, që ka shënuar 4 gola në shtatë ndeshje për skuadrën e tij të re, dhuroi menjëherë një top që në minutën e pestë për Gonzalezin.

Shkëlzen Gashi këtë herë nuk shënoi por u shndërrua në njeriun asist për skuadrën e tij të Bazelit duke dhuruar dy pasime që çuan në gol kolegët e tij në fitoren e kampionëve të Zvicrës 3-1 ndaj rivalëve të Young Boys. Sulmuesi kombëtares, që ka shënuar 4 gola në shtatë ndeshje për skuadrën e tij të re, dhuroi menjëherë një top që në minutën e pestë për Gonzalezin që nuk u mendua dy herë për ta depozituar në fundin e rrjetës. Në të 20-n, më pas Gashi pa lëvizjen e Strellerit në krah duke hapur topin për këtë të fundit, që goditi menjëherë në hyrje të zonës duke çuar rezultatin në 2-0 për Bazelin.

Nuzzolo shkurtoi diferencën për Young Boys, që humbi gjithashtu dhe një 11-metërsh ndërsa ai që vulosi shifrat përfundimtare ishte Kakitani në të 81-n. Në Belgjikë, Anderlecht i Besnit Hasit regjistroi një barazim të rëndësishëm në transfertë ndaj një rivali direkt në luftën për titull si Club Brugge, por kampionët e Jupiler League mund të kishin fituar po të kesh parasysh se kryesonin 2-0. Defour në minutën e 7-të i dha epërsinë miqve me golin e tij të parë me fanellën e Anderlehtit ndërsa në të 16-n ishte Mitrovic që çoi rezultatin në 2-0. Në pjesën e dytë megjithatë Club Brugge shënoi me Jorgensen dhe Engels duke barazuar shifrat. Anderlehti megjithatë vazhdon të qëndrojë në krye me 14 pikë, 3 më shumë se skuadra e dytë në renditje Mouscroun.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat