Kush e keqpërdori emrin e Malishevës?

Sporti

Kush e keqpërdori emrin e Malishevës?

Më: 31 gusht 2014 Në ora: 12:16

KB “Malisheva” për shkak që ende nuk ka filluar stërvitjet për edicionin e ri 2014/15 dhe për shkak të pushimeve verore, me vonesë ka marrë lajmin që një grup individësh në emër të 22 klubeve kanë bërë publike një bojkot të garave. Me të kuptuar këtë lajm klubi mblodhi kryesinë dhe nga mbledhja doli qëndrimi zyrtar si në vijim: KB “Malisheva” nuk është pjesë e këtij bojkoti të quajtur nga njerëzit që e kanë bërë publik atë lajm. KB “Malisheva” në organet e FBK-s edhe zyrtarisht ka konfirmuar pjesëmarrjen në ligën e parë të Kosovës në basketboll. Sa i përket nënshkrimeve që apostrofohen në listat e atyre personave ato nënshkrime janë të kohës së kaluar kur personat e njëjtë kanë mbledhur nënshkrime për ta bërë Eroll Belegun kryetar ndërsa të njëjtit person po I përdorin të njëjtit nënshkrime për të bërë bojkot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat