Ronaldo: Jam më i mirë se Messi

Sporti

Ronaldo: Jam më i mirë se Messi

Më: 30 gusht 2014 Në ora: 15:14

Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka deklaruar se ai në kokën e tij e ka të fiksuar se është më i mirë se sa Lionel Messi.
Ronaldo u shpall lojtari më i mirë në Evropë nga UEFA, por forma e Messit në javën hapëse të La Ligas sërish ka ngritur pikëpyetje për atë se kush është më i miri në rruzull.

“Ju nuk mund të kënaqsni secilin, është normale. Unë respektoj opinionet e të gjithëve, jeta ime nuk varet nga ajo që mendojnë njerëzit”.

“Askush nuk është i mirë ose i keq. Të gjithë e bëjnë punën e tyre dhe tentojnë të japin më të mirën në vendin e tyre. Që të dy prej nesh duam të jemi më të mirët. Unë besoj se në profesionin tim, unë jam më i miri dhe unë punoj shumë për këtë. Në kokën time gjithmonë mendoj se jam më i miri”, ka deklaruar Ronaldo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat