Racizmi!

Sporti

Racizmi!

Më: 29 gusht 2014 Në ora: 11:56

Portieri i skuadrës së Santosit iu ankua gjyqtarit kryesor Wilton Pereira Sampaio se tifozët vendas po e krahasonin atë me një majmun. Racizmi përfshin dhe futbollin brazilian. Në ndeshjen e 1/8 mes Gremios dhe Santosit, portieri i ekipit Paulist Aranhna u bë viktimë e koreve raciste nga ana e tifozëve nga Porto Alegre në fundin e ndeshjes, me miqtë që po fiton 2:0 në ndeshjen që luhej në shtëpinë e Gremios, pas golave të realizuar nga David Braz dhe Robinho. Por ky nuk ishte i vetmi incident i regjistruar gjatë ndeshjes, pasi Luis Felipe Scolari, trajner I Gremios gjithashtu pati një konflikt me zyrtarët e takimit për një prekje të topit me dorë nga ana e Limas, që nuk u vu re nga ana e gjyqtarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat