A është i tradhtuar nga futbollistët?

Sporti

A është i tradhtuar nga futbollistët?

Më: 28 gusht 2014 Në ora: 11:40

Rafael Benitez ka një mijë e një arsye që të jetë i mërzitur. Ai as në ëndërr nuk e ka parë se Napoli do të eliminohet dhe nuk do të futet në fazën e grupeve të Champions League. Spanjolli është i trishtuar nga kjo humbje në Bilbao me rezultat 3:1 nga Athletico, ngase e largoi nga Championsi. Napoli nuk ishte ai që pritej, pasi barazimi në Sao Paolo 1:1 dhe humbja 3:1 në Bilbao, i dhanë lamtumirën në garën më prestigjioze. Benitez tha se e nisën mirë, por kështu nuk iu shkojë deri në fund. Dhe nuk e fsheh zhgënjimin për atë përmbysje të pazakontë të baskëve. “Jam pak i mërzitur. E nisëm shumë mirë, kaluam në epërsi dhe më pas u ndëshkuam nga gabimet tona, duke ia dhuruar kualifikimin kundërshtarit. Nuk ndihem i tradhtuar nga futbollistët, gabimet janë pjesë e lojës. Athletic është një skuadër shumë e fortë dhe ne e dinim që mund të eliminoheshim. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të shohim përpara", thotë Benitez. Për trajnerin e Bilbaos, Ernesto Valverde, sigurimi i një bilete në fazën e grupeve të Championsit, i dha një emocion të papërshkrueshëm në një natë historike për klubin bask. Valverde tha se në dhomat e zhveshjes të gjithë futbollistët festuan si të çmendur, duke shkarkuar të gjithë tensionin e akumuluar gjatë muajve të fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat