Berisha: Majlinda Kelmendi, Mbretëresha e Botës në Xhudo!

Sporti

Berisha: Majlinda Kelmendi, Mbretëresha e Botës në Xhudo!

Më: 27 gusht 2014 Në ora: 11:17

Ish kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha e ka quajtur xhudistin Majlinda Kelmendi mbretëreshë të botës në xhudo.
Berisha i ka shprehur urimet e përzemërta dhe mirënjohje të thellë për sukseset për të cilat po e bënë kombin shqiptarë krenarë.

“Te dashur miq, Majlinda Kelmendi ka treguar dje edhe nje here se eshte xhudistja me e mire ne bote ne rangun e saj. Pas fitores ne Brazil nje vit me pare ajo dje ka fituar perseri medaljen e arte ne kampionatin boteror qe po zhvillohet ne Rusi duke u shpallur keshtu serish kampione bote dhe ngritur aty flamurin e Kosoves.

Miq, le ti shprehim ne Majlindes, Mbretereshes shqiptare te xhudos ne bote, nje urim te perzemert dhe mirenjohje te thelle per suksesin e jashtezakonshem me te cilin ka bere krenar kombin dhe çdo shqiptar! Urime! Perqafime Majlinda! “, ks shkruar Berisha në Facebook. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat