Azemi: Jam mirë, faleminderit Zotit

Sporti

Azemi: Jam mirë, faleminderit Zotit

Më: 27 gusht 2014 Në ora: 09:56

Ilir Azemi është më mirë. Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës ka bërë një postim në rrjetin social ‘Facebook’, duke falënderuar Zotin dhe gjithë përkrahësit e tij.

"Falënderimi i takon Allahut që më shpëtoi nga ai aksident që pata, gjithashtu faleminderit të gjithë atyre që më përkrahën, në veçanti familjen time që e kam pranë gjithmonë. Tani jam pak më mirë dhe me ndihmën e Allahut do shërohem sa më shpejt inshaAllah. Edhe një herë faleminderit atyre që po më përkrahin", ka shkruar Azemi.

Postimi ka marrë mijëra pëlqime dhe dhjetëra komente të tifozëve, të cilët i kanë uruar shërim të shpejtë sulmuesit shtatgjatë. Ndryshe, ditë më parë edhe klubi i Greuther Furthit ka konfirmuar zyrtarisht se Azemi e ka humbur këtë sezon, duke e gjetur menjëherë zëvendësuesin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat