Tovërlani merr timonin e Besës

Sporti

Tovërlani merr timonin e Besës

Më: 26 gusht 2014 Në ora: 19:25

Ish-trajneri i Prishtinës, Afrim Tovërlani, tash do të jetë në krye të skuadrës së futbollit Besa e Pejës, pasi që është tërhequr Valdet Shoshi. Tovërlanin do ta pret një sprovë e re në krye të skuadrës pejane, e cila në dy takimet e para ka pasur një start të palakmueshëm. Në dy ndeshjet si vendase, pejanët patën një barazim 3:3 me Trepçën 89’ dhe së fundi u mundën nga Prishtina me rezultat 2:1. Ndaj Shoshi nuk mundit t’i durojë këto rezultate dhe vendosi të tërhiqet për të zëvendësuar Tovërlani. Lajmi u konfirmua edhe në profilin e faceobokut të klubit pejan, se Tovërlani do të jetë në krye të klubit. Pejanët aktualisht renditen në vend të nëntë me vetëm një pikë në Raiffeisen Superligë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat