Flamuri i Kosovës midis Rusisë

Sporti

Flamuri i Kosovës midis Rusisë

Nga: K.Goca Më: 26 gusht 2014 Në ora: 11:24


Flamuri i shtetit më të ri në botë, Republikës së Kosovës, po valon midis Rusisë. Majlinda Kelmendi po shkëlqen në Kampionatin Botëror që po mbahet në Rusi dhe lufton për t’u futur në finale. Rusia tash po e pranon një realitet dhe po bindet se Kosova është një forcë e madhe. Majlinda po tregon vlerat e saja dhe po e prezanton fuqishëm shtetin tonë, po valon flamuri i Kosovës në një shtet që nuk e njeh Kosovën. Autoritetet ruse bën një gjest të paprecedent kur nuk lejuan të pajisen me vizë dy xhudistë tanë, për shkak se ata nuk e njohin pasaportën e Kosovës. Sepse sot u desh aty (në Kampionatin Botëror) të janë edhe Akil Gjakova dhe Distria Krasniqi. Fundja, Majlinda po iu del për hunde rusëve dhe iu tregon se si luftohet për të mbrojtur ngjyrat e shtetit më të ri në botë, Republika e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat