Manchester City i jep leksion Loverpool-it

Sporti

Manchester City i jep leksion Loverpool-it

Më: 25 gusht 2014 Në ora: 23:00

Skuadra kampione e Premierligës, Manchester City, iu ka dërguar edhe një herë sinjal rivalëve tjerë se mbetet pretendenti kryesor për titull në Angli.
Skuadra e Pellegrinit ia ka dalë që ta fitoj derbin e javës në Angli, duke qenë i papërmbajtshëm për Liverpoolin, skuadër të cilën e mposhti me rezultat 3 me 1.
Ishte malazezi Stefan Jovetic që vazhdoi me paraqitje fantastike edhe në këtë ndeshje, duke shënuar dy gola, në minutën e 41’ dhe të 55’.
Në minutën 69’ Pellegrini vendosi që në lojë të inkuadroi edhe Kun Agueron, i cili në të njëjtën minutë edhe shënoi për 3 me 0.
Golin e vetëm për Liverpoolin e shënoi mbrojtësi i Cityt, Pablo Zabaleta, duke shënuar në golin e tij.
City xhiron e ardhshme në shtëpi e pret Stoken, ndërsa Liverpoolin e pret një tjetër takim i vështirë, ku do të luaj mysafirë i Tottenhamit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat