Si e vlerëson Hitzfeld Guardiolën?

Sporti

Si e vlerëson Hitzfeld Guardiolën?

Më: 25 gusht 2014 Në ora: 15:28

Pep Guardiola gëzon një respekt të veçantë nga dashamirët e futbollit. Ai drejton me sukses Bayernin nga Munihu, ku startoi me fitore me rezultat 2:1 kundër Wolfsburgut, në ndeshjen e vlefshme të Bundesligës. Shumica e njohësve mendojnë se Guardiola është njeriu i duhur që drejton Bayernin dhe që mund të arrijnë shumë. Cak i Guardiolës pos që të mbrojë titullin në Gjermani është që të luftojë edhe për trofeun e Champions League. Ish-trajneri i Bayernit, Otmar Hitzfeld, ndryshe ish-përzgjedhës i kombëtares së Zvicrës, shpreh bindjen se Guardiola do t’i udhëheqë bavarezët drejt fitimit të shumë trofeve. Guardiola është kritikuar shpesh për mënyrën sesi trajtoi futbollistë të tillë si: Toni Kroos dhe Mario Mandzukic, që këtë verë lanë Bayernin për tu transferuar te dy skuadrat e Madridit, Real dhe Atletico. Gjithsesi Hitzifeld nuk ka asnjë dyshim kur thotë se ish trajneri i Barcelonës është i duhuri për Bayernin. “Nëse Guardiola do të qëndrojë edhe për disa vite në klub, unë jam i bindur se me të në krye Bayerni do të vazhdojë të triumfojë në garat më të rëndësishme. Fakti që edhe drejtuesit kanë shprehur besimin e madh që kanë te trajneri spanjoll është diçka pozitive, sepse një trajner kur ka mbështetjen e klubit e ka më të lehtë për të punuar dhe për të korrur suksese të njëpasnjëshme. Bayerni ka nevojë për një trajner të madh si Guardiola, edhe pse shumë njerëz nuk preferojnë që ai të drejtojë skuadrën”, tha Hitzfeld. Bayerni ka prej ekipeve më të forta në botë dhe vlerësohet se do të jetë dominues edhe këtë edicion në Bundesligë, por edhe prej favoritëve kryesor për të fituar trofeun e Champions League.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat