Xavi beson në një Barcelonë të fuqishme!

Sporti

Xavi beson në një Barcelonë të fuqishme!

Më: 22 gusht 2014 Në ora: 15:08


Barcelona pret tri pikë në hapje të Kampionatit të Spanjës. Ata para shikuesve të vet presin ekipin modest, Elche, dhe besojnë se nuk do të kanë problem të arkëtojnë trepikëshin e parë. Barcelona të dielën në orën 21.00 ndeshet me Elchen dhe mund të kanë mungesën e brazilianit Neymar, i cili është lënduar. Mesfushori Xavi Hernandez është optimist se sezoni i ri do të jetë i mbushur me suksese për Barcelonën. “Starti në Kampionatin e Spanjës na motivon jashtëzakonisht shumë. Kemi shumë dëshirë për ti bërë gjërat mirë këtë sezon, dhe po stërvitemi fort. Dëshirojmë tu tregojmë të gjithëve se jemi një ekip me potencial. Është e vërtetë që sezonin e shkuar, nuk dhuruam një paraqitje të mirë, por këtë vit duam ta ndryshojmë këtë marsh negativ dhe të fitojmë të paktën një titull”, tha Xavi. Skuadra katalunase edicionin që e lamë pas mbeti pa asnjë trofe, por shpresojnë se ndryshe do të jetë në edicionin e ri. I pyetur mbi konkurrencën e madhe që do të ketë në ekip për një vend titullari, Xavi, ka thënë: “Që kur u bëra pjesë e skuadrës në moshën 18-vjeçare, këtu nuk ka munguar asnjëherë konkurrenca, që për mendimin tim i bën shumë mirë ekipit. Çdo lojtar ka rëndësinë e tij në skuadër. Konkurrenca nuk është një gjë e re për mua. Do të punoj fortë për të qenë përsëri i rëndësishëm te Barcelona. Jam i përgatitur për çdo gjë që mund të ndodhë”. Xavi flet edhe për futbollistin e Real Madridit, Angel di Maria, që sipas sportives “Sport” ka pasur një ofertë të Barcelonës në drejtim të Realit prej ë 60 milionë eurove. “Di Maria është një futbollist i Realit. Ai është një lojtar me cilësi të mëdha por gjasat që të mbërrijë këtu te Barcelona janë pothuajse zero, për vetë faktin se Los Blancos, kurrë nuk do të lejonin që një futbollist cilësor si Di Maria të largohej te rivalët e tyre të përjetshëm”, tha Xavi. Drejtuesit e klubit janë të shqetësuar me lëndimin e Naymarit. “ Nuk e di nëse Neymar do të luajë apo jo të dielën. Ai është një lojtar kyq për skuadrën tonë dhe një mungesë e mundshme e tij mund të na hapë shumë probleme”, thotë Xavi.

Liga e Spanjës, java e parë
E shtunë

Malaga - Ath Bilbao 19.00
Granada - La Coruna 21.00
Sevilla - Valencia 21.00
Almeria - Espanyol 23.00
E diel
Eibar - Sociedad 19.00
Barcelona - Elche 21.00
Celta Vigo - Getafe 21.00
Levante - Villarreal 23.00
E hënë
Real Madrid - Cordoba 20.00
Vallecano - Atl. Madrid 22.00

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat