Muller: Kam refuzuar super ofertë nga United

Sporti

Muller: Kam refuzuar super ofertë nga United

Më: 21 gusht 2014 Në ora: 00:12

Në një intervistë të dhënë për të përditshmen gjermane “Bild”, futbollisti pranoi se pati një ofertë konkrete këtë verë nga “Djajtë e Kuq”.

Thomas Muller mund të kishte qenë tashmë një lojtar i Manchester United nëse do të kishte zgjedhur paratë përpara klubit të zemrës. Në një intervistë të dhënë për të përditshmen gjermane “Bild”, futbollisti i kurorëzuar Kampion Bote me Gjermanië në Brazil, pranoi se pati një ofertë konkrete këtë verë nga “Djajtë e Kuq”. Muller deklaroi se anglezët i ofruan një shumë marramendëse për të pranuar transferimin në “Old Trafford”, por ai refuzoi. Arsyeja? Dashuria për Bajernin e Mynihut, të cilin e cilësoi si klubin e zemrës.

Bavarezët nuk ishin të gatshëm për ta shitur pavarësisht se pranimi i ofertës do të ndryshonte shumë jetën e tij në aspektin financiar. Gjithsesi deklarata e Muller lë të nënkuptohet se Manchester United është i vendosur për t’i dhuruar një lojtar të klasit të lartë trajnerit të tij të ri Louis Van Gaal. Kur mbeten dhe pak ditë deri në mbyllje të tregut të shitblerjeve për këtë verë, “Djajtë e Kuq” me siguri do të provojnë të bëjnë maksimumin për të sjellë në “Old Trafford” një yll të futbollit botëror.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat