Mediat italiane: Sebastian Sosa te Vllaznia!

Sporti

Mediat italiane: Sebastian Sosa te Vllaznia!

Më: 20 gusht 2014 Në ora: 00:09

Lajmi i bujshëm jepet nga mediat italiane që u referohen zhvillimeve të fundit te skuadra siciliane, që sapo është ngjitur në Serinë A.

Vllaznia kërkon të bëjë goditjen e madhe të merkatos, synon të afrojë sulmuesin e Palermos, Sebastian Sosa. Lajmi i bujshëm jepet nga mediat italiane që u referohen zhvillimeve të fundit te skuadra siciliane, që sapo është ngjitur në Serinë A. Kompania zvicerane “Gea Sport”, e cila ka marrë vetëm pak javë më parë administrimin e Vllaznisë, pasi arriti në kohë rekord të formonte skuadrën për sezonin e ri, synon t’i shfrytëzojë ditët e fundit në merkato për ta përforcuar grupin me elementë që mund të bëjnë diferencën.

I tillë konsiderohet sulmuesi uruguaian, që mund të mbërrijë në Shkodër në formën e huazimit. Gjatë fazës së dytë të sezonit të kaluar, 20-vjecari është aktivizuar në Sllovaki te Senica, ku ka shënuar 1 gol në 7 ndeshje. Ndërkohë gjatë kësaj të Martë Vllaznia ka nënshkruar me Erjon Xhafën, Rijat Shalën dhe serbin Ersin Mehmedovic, që pasuan firmat e futbollistëve vendas të një dite më parë. Kuqeblutë e nisin kampionatin të Dielën në orën 17:00, me sfidën e shtëpisë ndaj Kukësit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat