Ekipet, vetëm zori i shtynë për mu përgatitur

Sporti

Ekipet, vetëm zori i shtynë për mu përgatitur

Nga: Nga Florent Sejdiu Më: 1 gusht 2014 Në ora: 19:48

Reagimet sportive

Tifozët më të flaktë mezi presin që të fillojë Kampionati i ri i Kosovës në futboll dhe të shohin lojëra sa më cilësore. Klubet janë në vlugun më të madh të përgatitjeve dhe në kërkim të formës më të mirë. Të gjithë e dimë se si përgatiten klubet tona dhe çfarë i kanë mundësitë potenciale sa i përket kushteve! E para, vetëm zori i shtynë për mu përgatitë në elitë, kur dihet se për një përgatitje më të mirë duhet të shkohet në vendet jashtë Kosovës. Pra, mendoj që klubet nuk munden të përgatiten në mënyrën më të mirë të mundshme. Prandaj, vijnë lëndimet e futbollistëve krejt për shkak të përgatitjeve jo të nivelit të duhur dhe edhe më keq që reflektohen edhe në ndeshjet kampionale. Kjo vlen edhe për mua si autor i këtij shkrimit, sepse që një vit jam lënduar dhe krejt për arsye se nuk isha si duhet i përgatitur.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat