Ferreri: Mustafi kushton 15 milionë euro

Sporti

Ferreri: Mustafi kushton 15 milionë euro

Më: 1 gusht 2014 Në ora: 14:52

Massimo Ferreri, presidenti i Sampdorias, ka bërë të ditur se skuadrat që e dëshirojnë Shkodran Mustafin në radhët e tyre duhet t’i paguajnë 15 milion euro dëmshpërblim.

Klubet e interesuara për Shkodran Mustafin duhet t’i bëjnë gati 15 milion euro nëse dëshirojnë ta transferojnë në radhët e tyre gjatë kësaj vere. Këtë e ka bërë të ditur Massimo Ferreri, presidenti i Sampdorias.

“Nëse arrin një ofertë prej 15 milionë euro çka do të bëj? Do ta shes dhe i blej dhjetë futbollistë të tjerë që mund të bëhen Mustafi të rinj”, ka deklaruar deklaroi Ferreri për “Il Secolo XIX”

Reprezentuesi i Gjermanisë, i cili u bë shqiptari i parë në histori që fitoi Botërorin, ka zgjuar vëmendjen e disa skuadrave italiane dhe gjermane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat