Çartet Maxhuni, shënoi 30 pikë për Finlandën

Sporti

Çartet Maxhuni, shënoi 30 pikë për Finlandën

Nga: Kemajl Goca Më: 1 gusht 2014 Në ora: 13:43

Basketbollisti i talentuar nga Kosova, Edon Maxhuni, me lojën e tij mjeshtërore në fanellën e kombëtares së Finlandës U-16, ka lënë të gjithë pa gojë. Ai ishte një enigmë e pazgjidhur për ekipin e Belgjikës U-16. Finlanda falë 30 pikëve të Maxhunit shënoi fitore me rezultat 88:82 kundër belgëve, në miqësoren e zhvilluar në Tampere. Përveç që shënoi 30 pikë, ai pati dhe katër asistime dhe ishte “hero” i kësaj sfide. Talenti shqiptar me kombëtaren e tij zhvillojnë ndeshje miqësore për të parë formën se sa janë të përgatitur për kampionatin Evropian për U-16 që mbahet në fund të muajit gusht. Prindi i Edonit, Besimi, ndryshe ish-basketbollisti i mirënjohur, tha për gazetën kombëtare “Bota sot”se vërtetë ishte një lojë shumë e mirë. Sipas tij, Edoni është në formë të mirë dhe i gatshëm për garën më të rëndësishme.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat